` . Rabotniçki triumfon ndaj Bellasicës - TV SHENJA

Rabotniçki triumfon ndaj Bellasicës

Rabotniçki ka mundur 2:0 Bellasicën, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut, njofton Shenja. “Romantikët” dominuan takimin që nga fillimi e deri në fund, duke arkëtuar 3 pikët me plotë meritë, transmeton Shenja. Zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 38-të nga Gjurgjeviq i shënoi për epërsi 1:0 të Rabotniçkit, ndërsa në të 50-tën po i njejti futbollist vulosi fitoren 2:0 të vendasve. Ndryshe xhiroja e 2-të në elitën e futbollit vendor kompletohet të dielën me katër takime tjera. Shkëndija pret në shtëpi Struga Trium Lumin, Boreci luan me Renovën, Akademia Pandevi takohet me Vardarin, ndërsa Shkupi do ti matë forcat me Makedonija Gjorçe Petrovin. /SHENJA/