Qyteti i Shkupit ka aktivizuar masat për shkak të ndotjes së ajrit

Qyteti i Shkupit ka aktivizuar masat për shkak të ndotjes së ajrit

Rritja e kontrolleve të jashtëzakonshme të inspektimit në instalimet B dhe raporteve të instalimeve që janë nën juridiksionin e Qytetit të Shkupit, shtimi i kontrolleve të jashtëzakonshme inspektuese në kantieret e ndërtimit, pastrimi i shpeshtë i rrugëve dhe zonave për këmbësorë nën juridiksionin e qytetit dhe masa e transportit publik falas janë masat e ndërmarra nga Qyteti i Shkupit, dhe janë të parapara me planet e veprimit për ballafaqim me gjendjen alarmante nga ndotja e ajrit të ambientit.

Siç informojnë nga Qyteti i Shkupit, këto aktivitete do të zhvillohen deri në fund të gjendjes alarmante, njoftojnë nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.