Qyteti i Shkupit emëron drejtorin në Kopshtin Zoologjik

Qyteti i Shkupit emëron drejtorin në Kopshtin Zoologjik

Dragan Ilievski është u.d drejtor i ri i Kopshtit Zoologjik -Shkup, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.

“Ilievski ka më shumë se 20 vjet përvojë pune në pozita drejtuese në sektorin privat. Ai është inxhinier i diplomuar mekanik në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike pranë Universitetin “Shën. Kirili dhe Metodi” në Shkup, dhe ka përfunduar studimet e magjistraturës për ekonomi”, njoftojnë nga pushteti lokal i Qytetit të Shkupit.

Ilievski vjen në pozitë pas shkarkimit të ushtruesit të detyrës së mëparshëm drejtorit Kristijan Stamenov.

Paraardhësi i Ilievskit, Stamenov, u shkarkua pasi policia, gjatë një vizite në kopshtin zoologjik, pas informacioneve të marra më parë, i gjeti ata duke përgatitur ushqim nga kuajt (12 kuaj dhe një mushkë) të cilat i therën në vend për ta përdorur mishin si ushqim për kafshët e egra.

Për këtë rast, Ministria e Punëve të Brendshme ka paraqitur kallëzim penal kundër gjashtë personave, përfshirë Stamenovin.