Qyteti i Shkupit do të ndajë dy milionë denarë për familjet e viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari

Qyteti i Shkupit do të ndajë dy milionë denarë për familjet e viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari

Dy milionë denarë për familjet e viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari, do t’i ndajë qyteti I Shkupit.

Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, ka propozuar që në seancën e radhës të Këshillit, të vendoset për ndarjen e mjeteve financiare, në shenjë solidariteti dhe në nder të viktimave.

“Qyteti i Shkupit edhe njëherë shpreh keqardhje të thellë dhe ngushëllime deri tek familjet e viktimave, ndërsa të lënduarve u dëshiron shërim sa më të shpjete”, thuhet në njoftimin e Qytetit të Shkupi.