` . Qyteti antik Ani i njohur si "djepi i qytetërimeve" (FOTO) - TV SHENJA

Qyteti antik Ani i njohur si “djepi i qytetërimeve” (FOTO)

Qyteti antik Ani, një lokacion arkeologjik i vendosur në provincën verilindore të Karsit në Turqi, mahnit vizitorët me ujëvarat e tij të jashtëzakonshme dhe bukuritë natyrore, raporton Anadolu Agency (AA).

I njohur si “qyteti botëror” ose “djepi i qytetërimeve”, Ani u shtua në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s në vitin 2016.

I vendosur në kufirin Turqi-Armeni, Ani është një nga perlat më të mëdha historike dhe kulturore në vend.

Ani ka qenë shtëpia e qytetërimeve Urartu, Iskit, Persian, Maqedonasve, Slevkos, Arsaguni, Sasani dhe Kamsaragan, derisa u çlirua nga ushtritë muslimane në vitin 643.

Ani u sundua nga dinastia Bagrationi në vitin 884-1045 dhe nga Bizanti në 1045-1064.

Qyteti u çlirua nga sulltan Alparslan më 16 gusht të vitit 1064.

Zona që qëndron në një sipërfaqe prej 85 hektarësh ka qenë shtëpia e shumë civilizimeve dhe gjuhëve gjatë historisë, duke përfshirë armenishten, greqishten, turqishten, arabishten, gjeorgjishten, persishten nga 970 deri në vitin 1320.

Muslimanët dhe të krishterët jetuan krah për krah në Ani për shekuj të tërë.

Ani ishte shtëpia e së paku 23 civilizimeve

Ani ka qenë shtëpia e së paku 23 civilizimeve dhe ka shumë xhami, kisha, katedrale dhe thesare kulturore historike.

Ky qytet po ashtu është hyrja e parë në Anadoll nga Kaukazi, për këtë arsye ka një rëndësi specifike.

Qëndron në kanionin Arpacay dhe rrugën historike të “Rrugës së Mëndafshit”. Dy ujëvarat dhe natyra e gjelbër në rajon i presin vizitorët.

Ka mirëpritur shumë vizitorë vendas dhe ndërkombëtarë.

“Ani bashkon bukuritë historike dhe natyrore, kështu tërheq shumë entuziastë të historisë dhe natyrës”, tha për AA, fotografi Ozgen Besli.

“Ani është i mahnitshëm. Ka dy ujëvara, 4.5 kilometra larg nga gërmadhat. Këto ujëvara ushqehen me ujë natyral të burimit”, tha Besli.

Si në dimër ashtu edhe në kohën e verës, ujëvarat janë spektakolare, shtoi ai.