` . Qyteti 4 mijë vjet i vjetër në “djepin e qytetërimit” - TV SHENJA

Qyteti 4 mijë vjet i vjetër në “djepin e qytetërimit”

Një vendbanim i lashtë urban, që besohet se daton nga motet para-babiloniane, ka dalë në dritë në një shkretëtirë në jug të Irakut. Sipas mediumit të lajmeve Al-Monitor, një grup arkeologësh rusë dhe kolegët e tyre irakianë e bën këtë zbulim më 24 qershor në trevën e Tell Duhailas në krahinën e Dhi Qarit, rreth 30 kilometra nga qyteti i lashtë i Urit. Kjo gjetje i bashkohet listës së më shumë se 1200 vendeve arkeologjike në rajon – disa prej të cilave ende duhet të gërmohen – në atë që dikur ishte pjesë e deltës së Mesopotamisë, shpesh e quajtur edhe si “djep i qytetërimit”.

“Sipas spekulimit fillestar, qyteti mund të jetë kryeqytet i shtetit të themeluar fill pas kolapsit politik në fund të periudhës së lashtë babilonase, që shkaktoi shkatërrimin sistematik të jetës urbane të qytetërimit sumer”, ka thënë kreu i hulumtimit rus, Alexei Jankowski-Diakonoff. Ekipi nisi kërkimin në këtë zonë më 2019.

Artefaktet e zbuluara në këtë vend përfshijnë maja shtizash të oksiduara, gjurmë stufash, si dhe statuja të argjilta të deveve që datojnë në periudhën e hershme të Hekurit. Duke folur mbi rëndësinë e këtij vendi, Jankowski-Diakonoff ka thënë se ai “sipërfaqëson zhvillimin e parë të bujqësisë duke përdorur lymin në Mesopotami”, teksa ka shtuar që “përmban mbetje të materialit nga periudha që parapriu shfaqjen e qytetërimit sumer”.