Qindra të vdekur nga sëmundjet pas përmbytjeve në Pakistan

Qindra të vdekur nga sëmundjet pas përmbytjeve në Pakistan

Që nga 1 korriku, 324 persona kanë vdekur nga sëmundjet që barten nga uji në zonat e prekura nga përmbytjet në provincën Sindh të Pakistanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat lokale, duke cituar zyrtarë, raportuan se është regjistruar një rritje e rasteve të diarresë, malaries dhe sëmundjeve të lëkurës në zonat e prekura nga përmbytjet.

Autoritetet njoftuan se 324 persona kanë vdekur që nga 1 korriku.

Në Sindh jetojnë rreth 48 milionë banorë. Mbi 500 mijë njerëz të zhvendosur nga përmbytjet në të gjithë Sindh-in vazhdojnë të jetojnë në kampe të përkohshme.

Sindhi në shtator regjistroi 137 mijë raste të diarresë, më shumë se 10 mijë dizenteri dhe të paktën 4 mijë raste të malaries.

Të paktën 1.576 njerëz vdiqën nga përmbytjet në Pakistan. Më shumë se dy milionë ndërtesa banimi u dëmtuan.

Vlerësohet se një e treta e vendit është nën ujë, ndërsa më shumë se 33 milionë njerëz kanë pasojat e përmbytjeve.