Qeveriam e Shqipërisë: Ja tre shkeljet e “Mehmet Akifit”

Qeveriam e Shqipërisë: Ja tre shkeljet e “Mehmet Akifit”

Qeveria ka dhënë një shpjegim mbi mbylljen e kolegjit turk me emër, “Mehmet Akif Ersoy”.

Sipas ministres Kushi, aty ishin konstatuar disa shkelje.

“Nisur nga interesimi dhe spekullimet në lidhje me shkaqet që çuan në heqjen e licencës dhe mbylljen e shkollës jopublike ‘Mehmet Akif Ersoy’, sqarojmë se ky vendim është rezultat i konstatimit nga Ministria e Arsimit dhe Sportit të një sërë shkeljeve të legjislacionit në fuqi nga zotëruesit e licencës në fjalë.

Kanë filluar procesin mësimor 2022-2023 në një vendndodhje dhe mjedise të tjera, të pamiratuara nga MAS, pra pa certifikimin ligjor përkatës të standardeve të godinës.
Nuk i kanë plotësuar më tej kriteret ligjore edhe pse nga ana MAS është kryer dy herë verifikimi i tyre.
Në kushtet e ushtrimit të veprimtarisë jashtë kritereve përkatëse licenca duhet të revokohet.
Ministria e Arsimit dhe Sportit në çdo rast ka përgjegjësinë për garantimin e standardeve, sigurisë dhe mirëqenies së nxënësve. Prandaj, në respekt të ligjit dhe në mbështetje të 160 nxënësve dhe të familjeve të tyre, do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të transferuar nxënësit në shkolla që përmbushin kriteret dhe standardet e funksionimit.

Ndërkohë Ministria e Arsimit dhe Sportit nënvizon se revokimi i licencës në fjalë nuk ka asnjë lidhje me spekullimet e ndryshme rreth shkaqeve të këtij vendimi.

Gjithashtu, Ministria e Arsimit dhe Sportit sqaron të gjithë të interesuarit për këtë çështje, se në këtë fillimviti shkollor nuk janë vënë re raste të tjera shkeljesh të së njëjtës natyrë dhe kriteret e standardet ligjore janë të përmbushura për të gjithë nxënësit e tjerë të shkollave jopublike”, thuhet në reagim e ministres së linjës.

Megjithatë, pas këtyre shkeljeve mendohet se është zbatimi i një kërkese turke për të mbyllur veprimtaritë e Gulenit në Shqipëri. “Mehmet Akiv Ersoy” konsiderohej si shkollë e lëvizjes se klerikut turk, në konflikt me qeverinë e Ankarasë. /tesheshi.com/