` . Qeveria vendos: Operatorët ekonomikë të punojnë deri në ora 23:00, autobusët të punojnë me 50% të kapacitetit - TV SHENJA

Qeveria vendos: Operatorët ekonomikë të punojnë deri në ora 23:00, autobusët të punojnë me 50% të kapacitetit

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme vendosi për masat e reja kufizuese kundër pandemisë Covid-19. Organi ekzekutiv urdhëron ndalesë për ngjarje publike dhe rekomandim deri te gjithë administrata shtetërore dhe publike, komunat dhe gjykatat, në përputhje me mekanizmin e punës, procesi i punës të realizohet në ndërrime apo online nga shtëpia, ose në mënyrë të reduktuar me sistemin e rotacionit në çdo institucion në përputhje me karakteristikat e procesit të punës.

Gjithashtu të gjithë operatorët do të punojnë deri në orën 23:00, ndërsa kapcatieti i transportit publik do të kufizohet për 50%.

Qeveria gjithashtu ka propozuar edhe propozimin e ndryshimeve ligjore, si zgjidhje për problemet në institucionet shkencore.

Protokolli për kryerjen e provimit profesional nga mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional në shkolla gjatë pandemisë, gjithashtu u miratua nga Qeveria.

Qeveria miratoi tekstin e ri për Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për financimin e njësive e vetëqeverisjes lokale, të cilën do ta dorëzojë në Kuvend për votim.

Qeveria i rekomandoi bankat që pensionet për muajin tetor t’i shpërndajë duke i ndarë pensionistë në katër grupe, sipas vlerës së pensionit.