Qeveria u kërkon partive tejkalimin e dallimeve për ligjin anti-korrupsion (Video)

Qeveria kërkon nga partitë politike që sa më shpejtë të tejkalojnë dallimet sa i përket ligjit për parandalimin e korrupsionet dhe i njëjti të votohet në afat kohor sa më të shpejtë. Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, deklaroi sot para seancës së Komitetit Punues për Integrimet Evropiane se, debatet dhe vërejtjet për Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit janë legjitime, megjithatë Qeveria është në presion të kohës, sepse ky ligj duhet të votohet para shpalljes së zgjedhejve presidenciale, sepse siç u shpreh ai, nuk është mirë që të kalojnë edhe një pal zgjedhje pa komision për antikorrupsion. Osmani shpreson se, partitë politike dhe Qeveria do të gjejnë shumë shpejtë gjuhë të përbashkët për tejkalimin e dallimeve që i kanë.

BUJAR OSMANI, ZV/KRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

“Mendoj se debati është legjitim. Ajo çfarë neve na bën presion është koha, për shkak se po që se shpejt nuk e miratojmë ligjin, do të na kapin zgjedhjet presidenciale dhe nuk mendoj se është mirë dhe mesazh i mirë të kemi edhe një palë zgjedhje pa komision për antikorrupsion. Për shkak se, e dini cili është roli i këtij komisioni gjatë fushatave zgjedhore”.

Qeveria pasi dorëzoi njëherë në Kuvend këtë ligj, solli vendim që të njëjtin ta tërheqin dhe ta kthejnë sërish me flamur evropian për t’u përshpejtuar procedura e sjelljes së tij në Kuvend dhe të Komisionit të ri Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit sipas kritereve të reja të vërtetuara nga zgjidhja e re ligjore.

Partitë politike kanë dorëzuar 39 amendamente në lidhje me këtë ligj, prej të cilave shumica janë nga VMRO-DPMNE, një nga LSDM dhe një nga Aleanca për Shqiptarët. Ata kanë vërejtje në kompetencat shtesë të Komisionit për Antikorrupsion, të cilët ndërhyn në kompetencat e Entit Shtetëror për Revizion dhe Drejtorisë për të Ardhura Publike.

Ndërkohë, Komisionit për Antikorrupsion është shpërbërë në mars të vitit të kaluara, pas dorëheqjës së gjithë shtatë anëtarëve të këtij trupi. Dorëheqjet u dorëzuan pas raportit revizor të DAP-së për punën e antikorrupsionerëve, në të cilin ishin raportuar dyshime për pagesën e urdhëresa fiktive të udhëtimit dhe shpenzimin e parave të buxhetit. Anëtarët e antikorrupsionit kanë marrë para nga buxheti edhe duke paraqitur më tepër kilometra të kaluara me makinë  pasi disa prej tyre nuk jetojnë në Shkup. Teuta Buçi /SHENJA/