Qeveria që sot mund ta dorëzoj propozimin francez në Kuvend

Qeveria që sot mund ta dorëzoj propozimin francez në Kuvend

Zv/kryeministri Artan Grubi ka bërë të ditur se Qeveri mundet që sot ta dorëzoj në Kuvend propozimin e modifikuar francez. Ai tha se Qeveria nuk do të vendosë për këtë propozim, por vetëm do ta përcjell deri tek Kuvendi. Grubi përsëriti se propozimi nuk e dëmton gjuhën dhe identitetin maqedonas.

“Kuvendi do të vendosë për propozimin francez dhe do ta obligojë Qeverinë për aktivitetet e ardhshme në lidhje me të gjithë pakon. As kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe asnjë ministër tjetër i qeverisë nuk kanë përkrahur dhe nuk do të votojnë për kornizë negociuese që do të nënkuptonte asimilimin dhe bullgarizimin e maqedonasve”, deklaroi Artan Grubi.