Qeveria nuk e di sa do t’i kushtojë Ligji për Gjuhët (Video)

Qeveria beson se shqipja ka mundësi që të zbatohet në mënyrë të duhur në institucione, edhe pse ende nuk i ka bërë llogaritë e sakta se sa para në total do ti kushtojë ky proces shtetit. Shuma e fundit në të cilën referohet Qeveria, është mbi 100 mijë euro, por këto para janë paraparë vetëm për themelimin dhe e dy institucioneve që do të mbikëqyrin zbatimin e ligjit. Agjencia për zbatimin e gjuhës dhe Inspektorati për përdorimin e gjuhëve.

Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë

“Të gjitha institucionet janë të obliguara që të praktikojnë ligjin me atë që të gjithë institucionet duhet të krijojnë kushte për përdorimin e përditshëm. Çdo institucion do të duhet të bëjë analizë të kapaciteteve që i posedon, dhe varësisht prej rezultatit të analizave, do duhet ti krijojë edhe kushtet pasi ligji duhet të zbatohet me përpikëri në praktikë. Për momentin nuk kemi një shumë të saktë se sa do të kushtojë. Vetëm në buxhetin e viti të kaluar u siguruar mbi 100 mijë euro për themelimin e dy institucioneve”

Qeveria kujton obligimin për përdorimin e shqipes dhe gjobat që arrijnë shuma tëmajme.

Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë

“Ligji vlen për të gjithë institucionet dhe duhet zbatuar. Ato që nuk do të zbatojnë ligjet, dihet se për këtë gjë, parashikohen edhe gjoba”

Ndërkohë, Qeveria ende nuk ka marrë përgjigje nga Komisioni i Venecias por u zotua për zbatimin e rekomandimeve që do ti japë ky komision. Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/