` . Qeveria në orën 19:00 vendos për shkurtimin e orës policore - TV SHENJA

Qeveria në orën 19:00 vendos për shkurtimin e orës policore

Në orën 19:00 pritet që të fillojë mbledhja e Qeverisë në të cilën do të vendoset për miratimin e masave të reja të propozuara gjatë ditës së djeshme nga Shtabi i krizës.

Gjatë kësaj mbledhje Qeveria pritet të vendos për shkurtimin e orës policore, gjegjësisht ora policore të filloj në ora 23:00 dhe të zgjas deri në ora 05:00 të ditës së nesërme. Shtabi i krizës gjithashtu ka propozuar që objektet hotelierike me mysafirë vetëm në pjesën e jashtme, terraca, të punojnë deri në ora 22:30.