` . Qeveria miratoi rishikimin e buxhetit - TV SHENJA

Qeveria miratoi rishikimin e buxhetit

Qeveria ka miratuar rishikimin e buxhetit. Kryeministri Zoran Zaev ka njoftuar se është bërë zëvendësimi dhe plotësimi i  buxhetit për vitin 2021. Më tej ai tha se i njejti do të dorëzohet në Kuvend. Zaev buxhetin e quajti produktiv i cili fokus të veçantë do të ketë investimet kapitale. Poashtu siç tha kryeministri, lehtësimi i masave ekonomike do të ndikoj drejtpërdrejtë në përmirësimin dhe rritjen e ekonomisë.

 “Rishikimi i buxhetit është në drejtim të mbështetjes së zhvillimin dhe rritjen e ekonomisë me fokusin në investimet kapitale, stimulimin e ekonomisë. Janë siguruar paga, pensione, subvencione për bujqësinë, transfer për politikat sociale dhe transfer për çka është e nevojshme për funksionimin e shtetit. Krahas kësaj, nuk mungon mbështetja edhe për kategoritë sociale”, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev. /SHENJA/