Qeveria ka shpallur gjendje mobilizimi në administratë

Qeveria prej sot ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në administratë për të zbatuar reformat, që formalisht Maqedonia të marrë datën për fillimin e negociatave për hyrje në Bashkimin Evropian. Në seancën e sotme të Komitetit punues për integrime evropiane u hapën temat në lidhje me integrimet evropiane: skriningu sqarues, statusi i implementimit të planit 18, statusi i absorbimit të IPA-s dhe shpërndarjen e ndihmës së huaj. Në kuadër të mbledhjes së sotme anëtarët e këtij komiteti u njoftuan me rrjedhën e deritanishëm të skriningut vëzhgues, si dhe planin e kapitujve për këtë vit, duke pasur parasush se ky është një proces i cili mundëson që adminsitrata, e cila është pjesë e strukturës negociuese dhe të gjihtë aktorët e tjërë në këtë proces të përgatiten për fillim eventual të negociatave.