Qeveria e RMV-së nis procedurë për heqjen e shtetësisë biznesmenit pro-rus Oleksandr Onischenko

Qeveria e RMV-së nis procedurë për heqjen e shtetësisë biznesmenit pro-rus Oleksandr Onischenko

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka nisur procedurë për marrjen e shtetësisë së ish politikanit ukrainas Oleksandr Onischenko. Vendimi vjen pas seancës së mbyllur, në të cilën referoi kreu i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare Viktor Dimovski.

“Qeveria njofton opinionin se në pajtim me nenin 14 të Ligjit të Shtetësisë, është kërkuar nisja e aktiviteteve për shfuqizimin e vendimit për shtetësinë e personit Olekasandër Onischenko. Qeveria inicio kërkesën për marrjen e shtetësisë, pas seancës së mbajtur, në të cilën drejtori i ASK-së informoi për rastin”, theksohet në kumtesën e Qeverisë.