Qeveria e Petkovit dha dorëheqje në Parlamentin bullgar

Qeveria e Petkovit dha dorëheqje në Parlamentin bullgar

Qeveria e kryeministrit Kiril Petkov ka dhënë dorëheqje para Kuvendit në Bullgari, raporton Televizioni nacional bullgar (BNT).Qeveria bullgare qëndroi në pushtet pak më shumë se gjashtë muaj, ndërsa javën e kaluar u rrëzua me mocionin e votëbesimit me 124 vota nga GERB, “Lëvizja për të drejta dhe liri”, “Rilindja” dhe “Ka një popull të tillë”.

Administrata e presidentit bullgar Rumen Radev njoftoi se sot do të fillojë konsultimet me përfaqësuesit e grupit parlamentar të Kuvendit kombëtar për dorëzimin e mandatit dhe për formimin e qeverisë së re në kuadër të parlamentit aktual. Rumen Radev deklaroi se ai sot do të fillojë konsultime me anëtarët e grupit parlamentar të Kuvendit për dorëzimin e mandatit për formimin e qeverisë së re në kuadër të parlamentit aktual.

Rumen Radev sot do të presë përfaqësuesit e grupit parlamentar të “Vazhdojmë me ndryshimin”, pastaj GERB-SDS dhe në fund të ditës përfaqësuesit e Lëvizjes për të Drejta dhe Liri dhe Partisë Socialiste Bullgare. Radev nesër do t’i vazhdojë bisedimet me forcat e tjera politike në parlamentin bullgar “Ka një popull të tillë”, “Bullgaria Demokratike” dhe “Rilindja”. Presidenti bullgar vetëm pas bisedimeve do t’ia dorëzojë mandatin e parë partisë më të madhe në Kuvend e cila brenda një jave duhet të thotë nëse ka shumicë dhe ministra.
Pastaj vjen koalicioni i dytë më i madh i GERB- SDS i cili njoftoi se do të kthehet menjëherë, pas së cilës presidenti Rumen Radev duhet të zgjedhë se cila parti apo koalicion do të japë mandatin e tretë për të formuar qeverinë e partive dhe koalicioneve të tjera në Parlamentin bullgar. Në rast se ndonjë nga tre përpjekjet dështon, presidenti i Bullgarisë është i detyruar të nënshkruajë dy dekrete, një për shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare dhe tjetrin për emërimin e një qeverie kalimtare që duhet të bëjë zbatimin e saj.