Qeveria do t’i transferojë gjashtë milionë euro EMV-së

Qeveria do t’i transferojë gjashtë milionë euro EMV-së

Qeveria do të transferojë gjashtë milionë euro në llogari të SHA EMV që të ndërmarrë menaxhimin, shpërndarjen, furnizimin dhe prodhimin e energjisë termike për qytetin e Shkupit për të gjithë sezonin e ngrohjes nga bartësi aktual i licencës BEG, konfirmoi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Këto mjete, siç tha gjatë vizitës së sotme në Komunën e Sarajit, do të përdoren edhe në pjesën për të paguar dallimin nga çmimi real dhe aktual të energjisë termike për të gjithë vitin 2022.

I pyetur nëse do të mjaftojnë vetëm gjashtë milionë euro për të gjithë sezonin e ngrohjes, Bekteshi tha se projeksionet e tilla janë bërë nga ana e EMV-së, Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe menaxhmenti i EMV-së – Energjetikë, e cila pordhoin energji termike, sipas çmimeve aktuale dhe çmimeve në bursë të gazit natyror për në janar.

“Do të shohim si do të lëvizin edhe fjuçersat veçanërisht për muajt shkurt dhe mars dhe pasi do të kemi oferta gjithsesi se kjo mund të jetë edhe më pak, ndërsa mund të jetë më i latë çmimi që do të na kushtojë. Por, me siguri sipas të gjitha parashikimeve çmimet do të jenë më të ulëta nga ato që ishin në janar”, tha Bekteshi.

I pyetur nëse EMV ka sasi të mjaftueshme të qymyrit për prodhimin e energjisë elektrike, Bekteshi theksoi se për momentin në deponi ka rreth 250 mijë tonë

“Siç informoi Komisioni i cili e ndjek gjendjen në pjesën e energjetikës dhe në energjinë termike dhe elektrike mund vetëm t’ju informoj se në deponi kemi rreth 250 mijë tonë për nevojat e REK Bitolla që para tre-katër muajve nuk tejkalonte as 40 mijë tonë. Sasitë janë edhe tonat edhe të importuara. Me këto 250 mijë tonë REK Bitolla punon në vazhdimësi, ndërsa në mënyrë shtesë ato mund të përdoren që të rritet prodhimi nëse ka nevojë dhe nëse nominimet për ndonjë ditë do të ishin më të larta “, potencoi Bekteshi.