Qeveria do të mbajë mbledhjen e 82-të

Qeveria do të mbajë mbledhjen e 82-të

Me propozim të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës në rend dite në mbledhjen e sotme qeveritare të 82-të është Informacioni për nevojën e nënshkrimit të Memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet DAI Global, LLC. dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Siç njofton Pres shërbimi qeveritar, për shqyrtim nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave janë propozuar edhe Informatat për realizimin e fazës së parë – furnizimi me ujë nga projekti NPKVM Zletovicë për komunat e Shtipit, Karbincit, Sveti Nikollës dhe Lozovës si dhe Informatat për futjen e instrumenteve të reja financiare në sektorin e bujqësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Para ministrave, ndër të tjera do të gjendet edhe Informata për furnizimin publik shumëvjeçar për financimin e aktiviteteve për rindërtimin e filtrimit të ujit të pijshëm në Berovë të përgatitur nga Ministria e Mjedisit Jetësorë dhe Planifikimit Hapësinor.

Për konkluzionet dhe vendimet e mbledhjes së sotme qeveritare opinioni do të njoftohet përmes kumtesës.