Qëllon bashkëshorten me thikë, 45-vjeçarja në koma në spital

Qëllon bashkëshorten me thikë, 45-vjeçarja në koma në spital
Krimi në familjet shqiptare godet sërish, por këtë herë ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtetin fqinj, Greqi.

Një sherr banal mes çiftit Bardhi, të cilët jetonin prej vitesh në qytetin e Korinthit në Greqi, degjeneruar në një ngjarje të rëndë.

Burri i familjes kishte pritur bashkëshorten e tij jashtë një shtëpie ku ajo punonte dhe pasi ishin grindur, e qëlloi disa herë me thikë.

Aktualisht 45-vjeçarja, emri i të cilës nuk bëhet i ditur nga policia helene, është transportuar për në spitalin e Athinës, ku edhe është në gjendje kome.