Putin nënshkruan dekretin që u mundëson ukrainasve të marrin nënshtetësinë ruse

Putin nënshkruan dekretin që u mundëson ukrainasve të marrin nënshtetësinë ruse

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret, duke zgjeruar një procedurë të thjeshtësuar për të gjithë banorët e Ukrainës për të marrë nënshtetësinë ruse, transmeton Anadolu Agency (AA).

Dekreti, i publikuar në portalin qeveritar, u mundëson të gjithë shtetasve ukrainas, si dhe “personave pa shtetësi me banim të përhershëm” në Ukrainë, të marrin shtetësinë ruse përmes nje procedure të thjeshtësuar.

Më 25 maj, Putin nënshkroi një dekret që lehtëson rregullat e nënshtetësisë ruse për banorët e rajoneve Kherson dhe Zaporizhzhya të Ukrainës.