Putin mund të marrë pjesë në samitin e G20-ës përmes video-lidhjes

Putin mund të marrë pjesë në samitin e G20-ës përmes video-lidhjes

Presidenti rus, Vladimir Putin mund të marrë pjesë në një samit të ardhshëm të grupit të kombeve G20 në Bali përmes video-lidhjes, tha të enjten agjencia shtetërore e lajmeve RIA, duke cituar ambasadën ruse në Indonezi.

Si mikpritëse e G20 (20 ekonomive më të mëdha në botë), Indonezia i ka rezistuar presionit nga vendet perëndimore dhe Ukraina për të tërhequr ftesën për Putinin dhe për të dëbuar Rusinë nga grupi për shkak të luftës në Ukrainë, duke thënë se i mungon autoriteti për ta bërë këtë pa konsensus midis anëtarëve.

“Formati i pjesëmarrjes së Vladimir Putinit është duke u përpunuar. Është e mundur që ai të marrë pjesë në samit përmes video-konferencës”, citoi agjencia të thoshte një diplomat.

Më herët, një zyrtar i qeverisë indoneziane i tha Reuters se Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov do të përfaqësonte Putinin në samit, me presidentin rus që do t’i bashkohej një prej takimeve online.

Indonezia ka ftuar gjithashtu presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili gjithashtu ka të ngjarëmarrë pjesë virtualisht

Zelensky ka thënë se nuk do të merrte pjesë nëse Putini merr pjesë

Ky samit do të mbahet në Bali të Indonezisë më 15 dhe 16 nëntor, e cila aktualisht udhëheq me presidencën e G20-ës.