Putin: Kishte revizion të bazave të identitetit kombëtar maqedonas

Presidenti rus Vladimir Putin ka komentuar situatën politike në Maqedoni. Ai tha se vitin e kaluar për shkak të anëtarësimit të sforcuar të Maqedonisë në NATO, u shty edhe procesi i miratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe ndryshimit të emrit të shtetit.

“Kishte revizion të bazave të identitetit kombëtar maqedonas”, deklaroi Putin, i cili pritet që nesër të qëndrojë në Beograd.  Ai përmendi edhe referendumin në Maqedoni, për të cilin tha se u injorua vullneti i shumicës së votuesve. /SHENJA/