Putin: Do forcojmë ushtrinë, raketat ndërkontinentale në përdorim brenda vitit

Putin: Do forcojmë ushtrinë, raketat ndërkontinentale në përdorim brenda vitit

Rusia do të forcojë më tej forcat e saj të armatosura, tha të martën Presidenti Vladimir Putin, sipas skynews.

“Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë dhe forcojmë forcat tona të armatosura, duke marrë parasysh kërcënimet dhe rreziqet e mundshme ushtarake,” tha ai.

Ai shtoi se raketat balistike ndërkontinentale Sarmat të sapo-testuara të Rusisë, të afta për të mbajtur 10 ose më shumë koka bërthamore do të përdoren deri në fund të vitit.