Pushteti e akuzon opozitën për bllokimin e miratimit të Ligjit për Luftimin e Korrupsionit

Pushteti po e akuzon opozitën për bllokimin e miratimit të Ligjit për Luftimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit. Deputeti nga radhët e LSDM-së, Aleksandar Kiracovski deklaroi sot gjatë një konference për gazetarë se VMRO-ja vetë është e “bllokuar në krime dhe skandale dhe është duke e bllokuar zgjedhjen e përbërjes së re të Komisionit Antikorrupsion.”VMRO-ja e udhëhequr nga Hristijan Mickoski, me propozime të palogjikshme është duke i bllokuar edhe pranimin e rekomandimeve të Komisionit Evropian dhe të ekspertëve. Dallimi është se ata janë për korrupsion, kurse ne jemi kundër”, deklaroi Kiracovski. Ai njoftoi se ky ligj do të shkojë me “flamur evropian”, sipas rekomandimeve të Komisionit Evropian. /SHENJA/