Punonjësit e Librave Amë nënshkruajnë marrëveshje kolektive, prej nesër kthehen në punë

Punonjësit e Librave Amë nënshkruajnë marrëveshje kolektive, prej nesër kthehen në punë

Të punësuarit në Drejtorinë për udhëheqjen e librave amë dhe sektorët e saj rajonal prej nesër rregullisht do t’i kryejnë obligimet e punës, pasi sot u nënshkrua Marrëveshja kolektive për çka sindikata e pavarur e Drejtorisë ishte në greva në shtatë javët e fundit.

Drejtori i Drejtorisë, Blerim Abazi për mediat deklaroi se me marrëveshjen, e cila sot u nënshkrua pas disa takimeve të këshillit për greva, në mënyrë shtesë janë avancuar të drejtat e punëtorëve në Drejtori. Ai e falënderoi Ministrinë e Drejtësisë dhe ministrin Nikolla Tupançeski për mbështetjen dhe qytetarëve të cilët në periudhën e fundit, siç tha, kanë pasur mirëkuptim për ndërprerjen e punës së të punësuarve në Drejtori.

“Me marrëveshjen kolektive konfirmohen kriteret për pushimin vjetor, mungesat me pagesë dhe pa pagesë, kompensimet e pagesës dhe të ardhura të tjera, pagesa e regresit për pushim vjetor, shtesë në pagë, pagesë të çmimit jubilar etj. Sindikata dhe punëdhënësi në marrëveshje e konfirmuan të drejtën e pagës minimale që të jetë pagë bazë”, deklaroi Abazi.

Ai shtoi se si drejtor do të angazhohet në Propozim-buxhetin për vitin 2023 të parashikohen paga më të larta për Drejtorinë, ndërsa për rritje të pagave në këtë vit ka dërguar iniciativë në Qeveri që të gjindet zgjidhje në afat më të shpejtë.