Punonjësit e hekurudhave hyjnë në grevë në Itali

Punonjësit e hekurudhave hyjnë në grevë në Itali

Punonjësit e hekurudhave në Itali kanë hyrë në grevë si shenjë proteste ndaj sulmeve të dhunshme të fundit ndaj tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Greva tetorëshe, e cila filloi në orën 09:00 sipas orës lokale, përfshiu të gjithë vendin nga veriu në jug.

Shumë trena u anuluan, si trenat e distancave të gjata ashtu edhe ato lokale, duke shkaktuar shqetësim tek udhëtarët, turistët, veçanërisht në qytetet kryesore: Milano, Romë, Torino dhe Napoli.

Sindikatat po kërkojnë siguri në trena pas sulmeve ndaj punonjësve të hekurudhave në muajt e fundit. Episodi i fundit ndodhi më 2 shtator në Bergamo, 40 kilometra në lindje të Milanos, kur një konduktor u godit me grusht nga një pasagjer dhe u dërgua në spital.

“Nuk ka pasur asnjë intervenim pas përshkallëzimit të sulmeve të regjistruara në gusht. Ne nuk kemi regjistruar ndikim më të madh në legjislativ pas propozimeve për transportin dhe rishikimit të legjislacionit ekzistues të paraqitur nga partnerët social”, thuhet në një deklaratë të sindikatës.