` . PUNËTORI E VLERËSIMIT RRETH REGJISTRIMIT 2021 TË POPULLİT TURK NË MAQEDONINË E VERIUT - TV SHENJA

PUNËTORI E VLERËSIMIT RRETH REGJISTRIMIT 2021 TË POPULLİT TURK NË MAQEDONINË E VERIUT

Ne shtojce e keni te bashkangjitur deklaraten pembyllese te puntorise se organizuar nga populli turk ne Maqedonine e Veriut me qellim te vleresimit te Regjistrimit te popullsise 2021.

DEKLARATË PËRMBYLLËSE

            Në punëtorinë e organizuar nga populli turk në Maqedoninë e Veriut me qëllim të vlerësimit të Regjistrimit 2021, janë marrë këto vendime:

  1. Regjistrimi i popullsisë është tejmas i rëndësishëm për popullin turk në Maqedoninë e Veriut. Rezultatet dhe të dhënat e dalura nga regjistrimi kanë domethënie jetike për turqit në Maqedoninë e Veriut. Prandaj, regjistrimi i popullsisë, do të jetë paraqitja dhe treguesi më i rëndësishëm i egzistimit të popullit turk në Maqedoninë e Veriut.
  2. Rezultatet e regjistrimit drejtëpërsëdrejti ndikojnë në të ardhmen e shoqërisë së vendit dhe planet makroekonomike, si dhe do të përdoren në hulumtimet shkencore dhe statistikore etj. Regjistrimi i popullsisë poashtu është i rëndësishëm edhe për të drejtën e përfaqësimit adekuat të popujve dhe zhvillimit të diskriminimit pozitiv, e drejtë kjo që buron nga Marrëveshja Kornize e Ohrit.
  3. Regjistrimi i popullsisë, mund të konsiderohet si fletëpronësia e popullit turk, komunitet ky shtetformues në Maqedoninë e Veriut demokratike. Prandaj, detyrimisht duhet të veprohet me këtë bindje.
  4. Procesi i regjistrimit në Maqedoninë e Veriut duhet të realizohet me qasje inkluzive ndaj të gjithve, duke i respektuar diversitetet dhe duke i cilësuar ato si pasuri. Populli turk në Maqedoninë e Veriut gjatë këtij procesi detyrimisht duhet të merr qëndrim të unifikuar kombëtar.
  5. Me rritjen e përqindjes në regjistrimin që do të realizohet, do të kemi përfitime të rëndësishme.
  6. Si rezlutat i regjistrimit të popullsisë, do të krijohen kushtet për realizimin e të drejtave themelore të garantuara me kushtetutë, gjegjësisht rritjen e përfaqësimin adekuat në institucionet shtetërore, qeverisjen lokale etj.
  7. Rezultatet e regjistrimit të popullsisë poashtu do ti krijojnë kushtet për përdorimin zyrtarë të turqishtes së bashku me gjuhët tjera, duke filluar nga niveli lokal.
  8. Numri i madh i popullit turk, do ti pamundëson politikat asimiluese dhe mohuese të tjerëve ndaj popullit tanë. Me këtë rast edhe një herë theksojmë që asësesi nuk do ti jepet mundësi realizimit të iniciativave të tilla.
  9. Rezultatet e regjistrimit poashtu do të kontribojnë edhe në mbrojtjen e trashëgimisë tanë kulturore dhe historike, si dhe në zhvillimin e turzmit kulturorë.
  10. Rezultatet poashtu do e mundësojnë valëvitjen sa më të shumtë të flamurit tanë kombëtar në nivel lokal.
  11. Rezultatet e popullsisë do të inkurajojnë dhe kontribojnë për egzistimin turk në Ballkan, mëmëdheun tanë Republikën e Turqisë si dhe gjithë botën turke.
  12. Rezultatet e popullsisë, si dhe egzistimi ynë në këtë vend njëkohësisht do ti përforcojnë edhe më shumë marrëdhëniet shekullore miqësore mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë.
  13. Si rezultat i të gjithë vlerësimeve ekspertive të realizuara nga Unioni i shoqatave turke në Maqedoni (MATUSITEB), Partia Demokratike Turke (TDP), Lëvizja e Unitetit Kombëtar Turk (TMBH), institucionet përkatëse, profesorë dhe opinionbërës, del që në nivel të Maqedonisë së Veriut turqit përbëjnë minimum 7% të popullsisë.
  14. Presim që regjistrimi i popullsisë të realizohet në mënyrë transparente, të lirë, në përputhje me kornizën ligjore dhe largë presioneve, manipulimeve dhe intervenimeve politike dhe theksojmë që me vëmendje do e përcjellim të njejtin.
  15. Poashtu, në Punëtorinë është marrë vendim për themelimin e Këshillit koordinues kombëtar të turqve në Maqedoninë e Veriut i cili me vëmendje do e ndjek procesin e regjistrimit në vend.

Me respekt,

 

Hüsrev Emin – Kryetar i MATUSİTEB-it / Nënshkrim

Beycan İlyas – Kryetar i TDP-së / Nënshkrim

Enes İbrahim – Kryetar i THP-së / Nënshkrim

Erdoğan Saraç – Kryetar i TMBH-së / Nënshkrim

Prof. Dr. Adnan Kahil – Ish ministër shtetëror / Nënshkrim

Hafza Recep Kakel – Ish anëtar i Komisionit shtetëror të regjistrimit / Nënshkrim

Furkan Çako – Ish ministër shtetëror / Nënshkrim

Prof. Dr. Fadıl Hoca – Rektor i Universitetit Ndërkombëtar Vizion / Nënshkrim

Murteza Sulooca – Drejtor i gazetës “Yeni Balkan” / Nënshkrim

Seyyid Emin – Kryeredaktor i portalit “Timebalkan” / Nënshkrim

Tahsin İbrahim – Ish kryetar i MATUSİTEB-it / Nënshkrim

Prof. Dr. Süleyman Baki – Ish kryetar i MATUSİTEB-it / Nënshkrim

İsmail Yahoski – Deputet / Nënshkrim

Furkan Purde – Vardar Press / Nënshkrim

Onur Loç – Kryetar i TGK-së / Nënshkrim

İlker Yusuf – Balkan FM Radyo / Nënshkrim

 

Shënim: Partia e Lëvizjes Turke (THP) nuk pajtohet me nenin 13 të deklaratës.