` . Publikohet video dhe audio e momentit kur Boki 13 dhe Kiçeec marrin para nga Orce Kamçev - TV SHENJA

Publikohet video dhe audio e momentit kur Boki 13 dhe Kiçeec marrin para nga Orce Kamçev

Media Italiane, “La Verita” ka publikuar një video nga moment kur Bojan Jovanovski dhe Zoran Mileski Kiçeec, me një valigje të plotë me para dalin nga shtëpia e biznesmenit Orce Kamçev, transmeton SHENJA.
“La Verita”, mëngjesin e sotëm ka publikuar videon në të cilën shihet numërimi i parave dhe më pas dalja e atyre nga shtëpia e Kamçevit. Më pas është lëshuar edhe një pjesë e bisedës në të cilën, Boki 13 i shpjegon Orce Kamçebit se të hënën, më së voni të martën do të lirohet.