` . PTHP: Mijallkovi u paraqit në Prokurori - TV SHENJA

PTHP: Mijallkovi u paraqit në Prokurori

Prokuroria Themelore Publike ka bërë të ditur se i pandehuri Sasho Mijallkov sot pasdite është paraqitur në Prokurori.

Nga Prokuroria thonë se Mijallkovit i është dhënë vendimi për caktimin e paraburgimit shtëpiak.

“Para dy ditëve si rezultat i informacioneve operative që tregonin se ka mundësi për arrati, me propozim të PTHP-së, Gjykata Penale e Shkupit, të pandehurit Sasho Mijallkov i caktoi masën e paraburgimit shtëpiak dhe 24 orë mbikëqyrje me video”, thuhet në njoftimin e PTHP-së.

Nga Prokuroria Themelore Publike shtojnë se Mijallkov ka qenë i paarritshëm për organet hetimore. /SHENJA/