PSG “shpëton” edhe zyrtarisht nga trajneri argjentinas

PSG “shpëton” edhe zyrtarisht nga trajneri argjentinas

Tani ndarja është edhe zyrtare: Mauricio Pochettino nuk është më trajner i Paris Saint-Germain. Klubi parizien ka njoftuar në rrjetet sociale shkëputjen e marrëdhënieve kontraktuale me trajnerin argjentinas:

“Paris Saint-Germain konfirmon se Mauricio Pochettino ka përfunduar rolin e tij në klub. Klubi falënderon Mauricio Pochettinon dhe stafin e tij për punën e bërë dhe u uron më të mirën për të ardhmen “.

Pochettino mbërriti në Paris në janar 2021 për të zëvendësuar Tuchelin. Në krye të parizienëve ish-trajneri i Tottenhamit fitoi një kampionat, një Kupë France dhe një Superkupë të Francës. Gjethsesi, puna e tij u konsiderua e pamjaftueshme nga zhgënjimet e hidhura në Champions League.

Statistikat e tij në stolin e PSG-së janë: 55 fitore, 13 barazime dhe 15 humbje. Vendin e lënë bosh nga Pochettino pritet ta marrë Cristophe Galtier.