` . PSG shokon Bayernin me dy golat e Mbappe, Chelsea mund pastër Porton - TV SHENJA

PSG shokon Bayernin me dy golat e Mbappe, Chelsea mund pastër Porton

PSG dhe Chelsea hedhin një hap drejt kualifikimit për në gjysmëfinalet e Champions League. Skuadra parisiene mori një fitore spektakolare 3-2 ndaj Bayernit në “Allianz Arena”, duke qenë favorite për të avancuar në fazën tjetër.

Ishte një mbrëmje magjike për Kylian Mbappe, i cili shkëlqeu me dy gola të shënuar. Fillimisht në golin e parë mori një asist nga Neymar, duke ndëshkuar Nuerin. Skuadra franceze do të dyfishonte shifrat me Marquinhos, por Choupo-Moting do të rindezte shpresat e ekipit gjerman.

Në fillimin e pjesës së dytë Muller shënoi me kokë golin e barazimit, gjithsesi disa minuta më pas Kylian Mbappe me shpejtësinë e tij dhe një goditje të bukur la të shtangur Neuer.

Chelsea hipotekoi kualifikimin, pasi mundi 2-0 në duelin e parë në Portugali, Porton. Mount në minutën e 32-të dhe Chilwell 5 minuta nga fundi ishin autorët e golave.