PSG e pandalshme ndaj Nantes në Superkupën e Francës, fiton trofeun e parë sezonal

PSG e pandalshme ndaj Nantes në Superkupën e Francës, fiton trofeun e parë sezonal

PSG dhe Nantes u takuan në ndeshjen e Superkupës së Francës, ku parisienët fituan me rezultat 4-0.

Trajneri Christophe Galtier debutoi me fitore dhe trofe te PSG në një ndeshje ku mungonte Kylian Mbappe shkaku i kartonëve.
PSG provoi që në start të gjejë golin me Achraf Hakimin, Pablo Srabian dhe Marquinhos, por pa sukses.

Nantes në anën tjetër provoi me Moses Simon dhe Ludovic Blas, por as këta nuk ishin të saktë.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 22-të, kur Leo Messi pranoi një top në zonë dhe i vetëm me portier, kaloi atë për të shënuar për 1-0.
Edhe pse kishte raste të tjera në të dy portat, gol tjetër erdhi në kohën shtesë të pjesë së parë.

Neymar shënoi gol të mjeshtëror nga goditja e dënimit për 2-0.
Krejt në fund Neymar shënoi edhe njëherë, duke e fituar vet një penallti për ta konvertuar pastaj në gol.
PSG fiton trofeut të parë sezonal dhe jep sinjale që këtë vit do të jetë një pretendent për të gjithë trofetë në France, por edhe në Evropë./Telegrafi/