PSG e gjen zëvendësuesin e Mbappes

PSG e gjen zëvendësuesin e Mbappes
FILE - In this Wednesday, Jan. 29, 2014 file photo PSG President Nasser Al-Khelaifi smiles during a press conference, at the Parc des Princes stadium in Paris. In a verdict handed down Friday Oct. 30, 2020, Swiss federal judges acquitted the Qatari president of Paris Saint-Germain Nasser Al-Khelaifi. (AP Photo/Thibault Camus, File)

Pas tronditjes fillestare të dëshirës së Kylian Mbappe për t’u larguar nga Paris Saint-Germain thuhet se tashmë janë në kërkim të lojtarit që mund të mbushë boshllëkun e tij në sulm.

Ndaj tashmë ka raportime që thonë se parizienët kanë vizione për blerjen e Lautaro Martines. Këtë e ka mbështetur edhe gazeta italiane Gazzetta Dello Sport.

Aty thuhet se Paris Saint-Germain pritet të bëjë një lëvizje në verë për blerjen e Lautaro Martinez nga Interi, sado e vështirë të jetë. Në fakt, thuhet se një nga arsyet e zgjedhjes së Martines është Lionel Messi.

Leo ka marrëdhënie të mira me Martinez dhe në Paris besojnë se ardhja e tij eventuale në Paris mund të luajë edhe një rol në qëndrimin e Messit në skuadër.