PRSD: E pranojmë propozimin francez!

PRSD: E pranojmë propozimin francez!

Partia e re Social Demokrate (PRSD) ka njoftuar se ka vendosur që të mbështesë propozimin francez për zgjidhjen e çështjes me Bullgarinë dhe fillimin e bisedimeve me BE-në.

“Ky propozim është në kuadër të Marrëveshjes për fqinjësi, miqësi dhe bashkëpunim në mes Maqedonisë dhe Bullgarisë nga gushti 2017 dhe Rezoluta për konfirmimin e pozicioneve shtetërore maqedonase në kontekst të bllokadave të integrimeve evropiane nga korriku 2021. Me këtë propozim, gjuha maqedonase si shenjë më e rëndësishme identitare bëhet gjuhë e barabartë në BE dhe tërë dokumentacionin e Bashkimit Evropian do të përkthehet në gjuhën e kodifikuar maqedonase ndërsa do të jetë edhe një nga gjuhët zyrtare të BE-së”, thonë nga PRSD, përcjell SHENJA.

Nga PRSD i kërkojnë Qeverisë që të veprojë me guxim dhe ta pranojë këtë propozim.