Provat zyrtare pa vlerë, Leclerc do të niset i fundit në Kanada

Provat zyrtare pa vlerë, Leclerc do të niset i fundit në Kanada

Charles Leclerc do të niset i fundit në Çmimin e Madh të Kanadasë. Ndonëse provat zyrtare nuk janë zhvilluar ende, piloti monegask ka ndryshuar sërish turbon dhe ka marrë dopio-penalitet, ndaj do të niset i fundit.

Makina Ferrari e Leclerc mori një penalitet prej 10 vendesh pasi ndryshoi centralinën para provave të lira, por vendosi ta ndryshojë sërish edhe para provave zyrtare, për shkak të problemeve të shfaqura dhe tani do të niset nga vendi i fundit.

Kjo është centralina e katërt që Leclerc përdor këtë sezon, ndërsa Carlos Sainz ka ndryshuar motorin, por këtë herë pa penalitet. Në situatë të tillë, gara e të dielës në mbrëmje do të jetë pa pretendime të mëdha për francezin e Ferrarit, që do të synojë të hyjë në zonën e pikëve, por podiumi duket mision i vështirë.