Protestuesit shkaktojnë incident para Kuvendit, reagon policia (FOTO)

Forcat policore kanë intervenuar duke arrestuar disa nga protestuesit para godinës së Kuvendit, njofton SHENJA.
Reagimi i policisë erdhi pasi një grup prej protestuesve kanë hequr kordonin para Kuvendit, duke tentuar të afrohen afër godinës, ku duhej të fillojë seanca për ndryshimet kushtetuese.
Protesta e cila filloi sot para Kuvendit do të vazhdojë nesër duke filluar nga ora 12. /SHENJA/