Protestuesit para Kuvendit i kërkojnë Ivanovit të shpallë “ligjin ushtarak”

Protestuesit para Kuvendit i kërkojnë Ivanovit të shpallë “ligjin ushtarak”

Dhjetëra përkrahës të organizuar nga “Maqedonia Bllokon” po qëndrojnë para ndërtesës së Kuvendit ku sot është paraparë që të debatohet për ndryshimet kushtetuese. Ata mbajnë në duar pankarta dhe brohorasin parulla si: “Tradhtarë”, “Mercenarë”, “Maqedoni, Maqedoni”. Protestuesit u bëjnë thirrje ligjvënësve dhe presidentit Gjorge Ivanov që t’u bashkohen atyre në protestë për kundërshtimin e ndryshimit të emrit. Gjithashtu, ata kërkojnë nga presidenti Ivanov që të të deklarojë “ligjin ushtarak”. Ndërkohë, seanca e sotshme është shtyrë për më vonë për shkak të procedurave që ndërlidhen me dorëheqjen e deputetit Tomisllav Tuntev. /SHENJA/