Protestojnë tregtarët kundër Ligjit të ri

Protestojnë tregtarët kundër Ligjit të ri

Ligji i ri me të cilin kërkohet nga tregtarët të sigurojnë licenca dhe ju ndalon pensionerëve të shesin në tregje i ka ngritur në këmbë shitësit e pazareve.
Mëngjesin e sotëm pazarxhinjët kanë dalë në protesta para Kuvendit, por protesta ka edhe nga ana e shitësve të tregut të Bit Pazarit.
Sipas Ligjit të ri pensionistët, ata që marrin ndihmë sociale dhe honorarë nuk do të mund të punojnë. Licencat do t’i jep Dhoma Ekonomike e Maqedonisë.
Licenca për tezgat do të kushtojë 3600 denarë, ndërsa për tezgën e dytë, shitësit do të duhet të ndajnë 2400 denarë shtesë.