Protesta masive në Gjermani, kërkojnë mbështetje për krizën energjitike

Protesta masive në Gjermani, kërkojnë mbështetje për krizën energjitike

Mijëra protestues në gjashtë qytete gjermane protestuan të shtunën për të kërkuar një shpërndarje më të drejtë të fondeve të qeverisë që adreson krizën e rritjes së çmimeve të energjisë dhe kostot e jetesës.
Protestuesit marshuan në Berlin, Duseldorf, Hannover, Shtutgart, Dresden dhe Frankfurt-am-Main, duke mbajtur pankarta që mbanin parrulla për gjithçka, nga ulja e inflacionit deri tek mbylla e termocentraleve të energjisë bërthamore dhe më shumë subvencione për çmimin e energjisë për të varfërit.

“Nuk jam dakord me faktin që çdo gjë është shkatërruar prej vitesh dhe se njerëzit tani duhet të paguajnë çmimin. Politika thjesht po bën shumë pak dhe po fiton para vetë. Unë jam krejtësisht kundër kësaj” , tha protestuesja Leonie Spitzer.
“Unë jam këtu sepse besoj se shumë njerëz janë shumë të varfër në këtë vend dhe sigurisht që gjërat duhet të ndryshojnë, nuk mund të vazhdohet më kështu, cdo gjë po shtrenjtohet më shumë cdo ditë”, tha një tjetër protestues, Georg Rösel.

Parlamenti gjerman miratoi të premten paketën e shpëtimit prej 200 miliardë eurosh e cila synon të mbrojë kompanitë dhe familjet nga ndikimi i çmimeve të larta të energjisë.

Inflacioni gjerman në shtator arriti nivelin më të lartë në më shumë se një çerek shekulli në 10.9%, i nxitur nga kostot më të larta të energjisë.