Protagonist absolut ndaj PSV-së, Xhaka realizon një perlë të vërtetë dhe i dhuron fitoren Arsenal-it

Protagonist absolut ndaj PSV-së, Xhaka realizon një perlë të vërtetë dhe i dhuron fitoren Arsenal-it

Granit Xhaka është duke kaluar momentin e tij më të mirë me skuadrën e Arsenal, ndërsa këtë të enjte i dhuroi ekipit të “The Gunners” fitoren në sfidën përballë PSV-së.

Arsenal dhe PSV zhvilluan ndeshjen e prapambetur të raundit të dytë të fazës së grupeve të Europa League, me vendasit që ndezën festën në “Emirates Stadium”.

Mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka e mbylli pjesën e parë të takimit, që vlen të theksohet se u dominua nga “The Gunners”, me karton të verdhë, të cilin e mori në minutën e 45+1’.

Ndërsa në fraksionin e dytë kapiteni i dhuroi fitoren skuadrës së tij, pasi realizoi golin e vetëm të kësaj sfide dhe të fitores për Arsenal-in në minutën e 71’, ku pas asistit nga Tomiyasu, Xhaka realizoi një perlë të vërtetë.

Pas kësaj fitoreje Arsenal kalon në raundin tjetër, ndërsa kryeson grupin A me 12 pikë, teksa PSV renditet në vend të dytë me 7 pikë.