Propozimi francez | VMRO-DPMNE proteston para Qeverisë

Propozimi francez | VMRO-DPMNE proteston para Qeverisë

Nën moton “Ultimatum – jo faleminderit!”, VMRO-DPMNE- ja opozitare filloi protestën kundër propozimit francez që do t’i hapë rrugën Maqedonisë së Veriut për çeljen e negociatave me BE-në.

Krerët e kësaj partie thanë më herët se propozimi i ri francez nuk ka dallim nga i mëparshmi, dhe se me këtë cenohet rëndë identiteti dhe gjuha maqedonase.

Nga VMRO-DPMNE akuzojnë pushtetin se i ka pranuar të gjitha kërkesat bullgare. /SHENJA/