Pronari i FC Shkupit: Dëshirojmë të bëjmë skuadër si Dinamo Zagrebi apo Ludogoretsi

Pronari i FC Shkupit: Dëshirojmë të bëjmë skuadër si Dinamo Zagrebi apo Ludogoretsi

FC Shkupi vazhdon përgatitjet në Turqi për ndeshjen e raundit të parë eliminator të Ligës së Kampionëve. Bashkë me skuadrën është edhe presidenti dhe pronari i klubit Olgun Aydin i cili në një intervistë për “TRT Spor” ka folur për planet e klubit.

Kundërshtar i Shkupit në raundin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve do të jetë ekipi Lincoln nga Gjibraltari. Aydin deklaroi se synimet e Shkupit janë të lartë, ndërsa për shenbull duhet të merren Dinamo e Zagrebit dhe Ludogoretsi nga Bullgaria.

 “Nuk është e lehtë të bëhesh kampion, sidomos kur merr përsipër një klub nga një vend tjetër. Por sigurisht që ne ecim rrugën tonë. Ne përpiqemi të vendosim një model dhe të kemi një ekip si, për shembull, Dinamo e Zagrebit ose Ludogorets. Kur arritëm, Shkupi ishte i dyti nga fundi. Vitin e parë e përfunduam si të tretët. Pastaj të dytët. Tani jemi bërë kampionë. Ne duam të kemi një ekip që do të ketë një ekip të mirë dhe kushte të mira. Ne po ecim ngadalë në rrugën e përcaktuar”, tha Aydin. /SHENJA/