Prokuroria: Në trupin e Rexhail Qerimit nuk janë hasur shenja dhune

Prokuroria: Në trupin e Rexhail Qerimit nuk janë hasur shenja dhune

Nga Prokuroria Publike theksojnë se në trupin e të ndjerit Rexhail Qerimi nuk janë hasur shenja dhune. Poashtu thonë se është konstatuar se personi në fjalë ka pasur histori të sëmundjeve.

“Është konstatuar se personi ka pasur histori paraprake të sëmundjes, ndërsa mjekët nga Ndihma e shpejtë të cilët kanë qenë të thirrur kanë konstatuar se tek personi nuk janë hasur shenja të dhunës ose gjurmë të cilët do të kishin çuar drejt dyshimit se vdekja ka ndodhur si pasojë e ndonjë vepre penale.” , thonw nga Prokuroria.