Prokuroria kërkon Zhan Mitrevit t’i merret pasaporta

Prokuroria kërkon Zhan Mitrevit t’i merret pasaporta

Nga Prokurori kanë njoftuar lidhur me marrjen në pyetje të Zhan Mitrevit, për rastin “Gjaku i pistë”.
Sipas Prokurorisë ekziston dyshimi se ai ka bërë veprën penale- Mashtrim nga neni 247 pika 4 në lidhje me pikën 1 nga Kodi Penal.
“I dyshuari, në periudhën prill 2020 deri në vitin 2022, me qëllim për person juridik- shtëpi private shëndetësore të përfitojë të mjete materiale në kundërshtim me ligjin, me fakte të rrejshme, i ka mashtruar pacientët të kuruar nga KOVID-19 me metodën e hemofiltrimit. Prokurori Publik, duke marrë parasysh të gjitha rrethanat, deri tek Gjykata Penale në Shkup ka dorëzuar propozimin për sigurimin e të dyshuarit- marrjen e pasaportat, si dhe ndalimin për lëshimin e pasaportës së re. Masa e tillë është propozuar për shkak nevojës që të sigurohet prezenca e të dyshuarit dhe për zhvillimin e hetimit pa pengesë”, kanë informuar nga Prokuroria, raporton SHENJA.