Prokuroria heton pesë persona për prodhim të paautorizuar dhe lëshimin në qarkullim të drogave

Prokuroria Publike do të zbatojë hetim kundër pesë personave – dy shtetas të Maqedonisë dhe tre shtetas shqiptarë për prodhimin e paautorizuar dhe lëshimin në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve. Me propozimin e Prokurorisë, Gjykata pesë të dyshuarve u përcaktoi paraburgim prej 30-ditëve.

“Prokurori Publik Kompetent prej Prokurorisë Publike Themelore për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit solli urdhër për zbatimin e hetimit kundër pesë personave – dy shtetas të Maqedonisë dhe tre shtetas të Shqipërisë. Ekziston dyshimi se personat kanë kryer vepër penale prodhim të paautorizuar dhe lëshimin në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, kumtoi sot Prokuroria.

Të dyshuarit, siç është theksuar në kumtesë, në mënyrë të paautorizuar për shkak të shitjes kanë blerë dhe bartur drogë narkotike – marijuanë.