Prokuroria: 26-vjeçari tentoi ta vriste një grua në stacion të policisë

Prokuroria: 26-vjeçari tentoi ta vriste një grua në stacion të policisë

Prokuroria ka caktuar paraburgim ndaj një 26-vjeçari nga Velesi, i njëjti sipas Prokurorisë ka tentuar të privojë nga jeta një grua në stacion të policisë.

“Personi në stacionin policor në Veles ka tentuar t’i marrë jetën një gruaje e cila ishte thirrur si dëshmitare për një ngjarje të mëparshme në lagjen Reçani, ku i dyshuari ka thyer gota në një lokal për lojëra. Nën ndikimin e alkoolit i dyshuari në stacion policor e ka kapur për flokë të dëmtuarën, e ka tërhequr dhe në qafë i ka vendosur një thikë të cilën ia ka nxjerrë nga xhaketa e tij”, njoftoi Prokuroria.