Prokurori i rastit: I dyshuari është denoncuar disa herë për dhunë në familje, u shkrepën tre plumba

Prokurori i rastit: I dyshuari është denoncuar disa herë për dhunë në familje, u shkrepën tre plumba

Prokurori i rastit, Ilaz Beqiri, ka thënë se për të dyshuarin për vrasjen e shtatzënës, ka disa raste të paraqitura në organet e hetuesisë për dhunë në familje.

“Ka pasur të raportuara disa raste të dhunës në familje, por detajet ende nuk i di”, ka theksuar Beqiri.

Ai për KOHËN ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë gjetur tri gëzhoja të plumbave, që supozohet se shtatzëna është qëlluar tre herë.

Ai ka theksuar se i dyshuari është në kërkim dhe se për të është lëshuar urdhërarrest.

Shtatzëna 35-vjeçare dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj, me të cilin ka qenë në proces të ndarjes.

Ajo është qëlluar para objektit të Klinikës së Gjinekologjisë, të mërkurën në mbrëmje.