Prokuria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit pjesë e aksionit ndërkombëtar kundër mashtrimit me kriptovaluta

Prokuria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit pjesë e aksionit ndërkombëtar kundër mashtrimit me kriptovaluta

Me kërkesë të autoriteteve spanjolle, gjermane dhe finlandeze, EUROJUST dhe Europol kanë përkrahur aksion ndërkombëtar kundër mashtrimit të madh investues që përfshin përdorimin e kriptoalutave. Aksioni u zbatua më 8 dhe 9 nëntor në Shqipëri, Bullgari, Gjeorgji, Maqedoni të Veriut dhe Ukrainë.

Siç kumtoi Prokuroria publike, me kërkesë të gjykatësit hetues nga Gjykata themelore në Bamberg, për nevojat e lëndës së formuar në Bamberg – Gjermani, përmes prokurorit publik të Maqedonisë së Veriut për lidhje në EUROJUST, prokurorit publik nga Prokuroria themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe prokurorit nga Prokurpria Bamberg – Gjermani realizuan alktivitete të përbashkëta.

Sipas infromatave në kërkesën e parashtruar, siç thuhet në kumtesë, gjykata e atjeshme ka marrë vendim për procedurë të mëtejshme kundër shtetasve të Maqedonisë së Veriut, për të cilët ekziston dyshim themelor se kanë kryer vepër penale – Mashtrim.

Në kuadër të tërë aksionit janë bastisur 15 qendra për thirrje (gjashtë në Shqipëri, pesë në Gjeorgji, tre në Ukrainë dhe një në Maqedoninë e Veriut), si dhe 27 lokacione tjera, ndërsa pesë të dyshuar, prej të cilëve katër nga Shqipëria dhe një nga Gjeorgjia janë arrestuar. Gjatë bastisjeve janë konfiskuar rreth 500 aparate elektronike, 344.101 euro para të gatshme, celularë, llogari bankare, kriptovaluta, pronë, dokumente personale dhe kartela bankare, si dhe qindra dokumente tjera.

Në aksionin, përveç autoriteteve të shteteve ku janë realizuar aksionet, kanë marrë pjesë edhe Finlanda, Gjermania, Latvia, Suedia dhe Spanja.

Numri i viktimave të këtij mashtrimi të madh onlajn vlerësojet të jetë qindra mijë, që tregon në nevojën që investuesit potencialë të jenë të kujdesshëm gjatë investimit onlajn dhe të kontrollojnë nëse ueb faqet u takojnë personave juridikë, të cilët punojnë në mënyrë legjitime, thuhet në kumtesën e Prokurorisë publike.