Probleme me lëndimet, Milevski mbetet edhe pa Ademin për dy ndeshjet e shtatorit?!

Probleme me lëndimet, Milevski mbetet edhe pa Ademin për dy ndeshjet e shtatorit?!

Përfaqësuesen e Maqedonisë këto ditë e presin dy ndeshje në Ligën e Kombeve ndaj Gjeorgjisë dhe Bullgarisë.

Ndeshjen e parë kundër Gjeorgjisë Maqedonia e luan në transfertë me 23 shtator, ndërsa tri ditë më vonë pret në Shkup, Bullgarinë.

Por për seleksionuesin Bllagoja Milevski, kanë ardhur lajme jo të mira para këtyre dy ndeshjeve.

Për këto dy ndeshje me shumë gjasa nuk do të mund të luajë as Arijan Ademi. Kapiteni i Dinamo Zagrebit është ankuar për dhimbje në shpinë dhe me shumë gjasa do të jetë jashtë kombinimit për lojë.

Përveç Ademit, në dy ndeshjet e këtij cikli, Milevski nuk do ti ketë as Çurlinovin dhe Ristovskin dhe Ethemin.